Hagia Sofia përballë Politikave hakmarrëse të Erdogan

Dihet se sipas Presidentit turk Erdogan me dt. 24 korrik Katedralja e Shën Sofisë do të rihapet dhe do te presë zyrtarisht besimtarët myslimanë të cilat do të falen në ish Katedralen e krishterë orthodokse të Stambollit (ish Kostandinopojës), pas 85 vitesh kur më 1935, me Vendimin e Presidentit të atëhershëm turk Qemal Ataturku u kthye në Muzeum.

Dihet se pas pushtimit të Kostandinopojës nga Sulltan Mehmet Fatihu (pushtuesi) me 29 maj 1453, Katedralja e Krishterë e Shën Sofisë u kthye në Xhami dhe e tillë qëndroi deri në 1931 kur Kryetari i shtetit turk e mbylli si xhami dhe me 1935 e ktheu në Muzeum. Ky status u prish nga Presidenti Erdogan urdhëroi paradisa ditësh në ri-kthimin në Xhami.

Katedralja e Shën Sofisë ( Hagia Sofia apo Aya Sofia si e flasin turqit) e ndërtuar nga Perandori Justinian në vitin 537 e.r me një lartësi prej 55 m. gjatësi 82 m, dhe diametër 138 m, ka qënë një nga ndërtesat më të larta në botën e atëhershme deri sa u ndërtua katedralja në Sevilje në vitet 1520. Katedralen e Shën Sofisë e projektuan gjeometri dhe matematicieni respektivisht: Isidore of Miletus and Anthemius of Tralles.

Kjo katedrale u kthye në kishe katolike për dy vjet pas pushtimit nga kryqtarët rreth viteve 1204, por u rikthye në Katerdrale orthodokse e ritit lindor përsëri. Madje dhe Xhamia Sulejmanie u cila u projektua nga Arkitekt Sinani , Projektin Arkitekt Sinani e mori nga Katedralja e Shën Sofisë.

Katedralja e Shën Sofise u kthye në Xhami menjëherë pas pushtimit të Kostandinopojës me 29 maj 1453, duke shkaktuar edhe humbjen e orthodoksisë në Europën lindore.

Dihet se UNESKO e përfshia Hagia Sofian që ne vitin 1972 si një objekt i trashëgimisë botërore. Praktikisht edhe Përfaqësuesi i UNEKSO-s z. Ernesto Ottone reagoi ndaj vendimit të Presidentit Erdogan për ri-kthimin në Xhami të Katedrales së Shën Sofisë duke shprehur keqardhje për këtë vendim, sepse ky vendim do të afektojë fizikisht Katedralen si struktura dhe ndertimi, përfshirë dhe pronat e lëvizëshme si dhe manaxhimin e objektit.

Dje Presidenti Eardogan vizitoi Katedralen e Shën Sofisë dhe sipas Dyanet i cili është Autoriteti religjioz i Turqisë ka thënë se: ` ikonat kristiane dhe mozaikët do të mbulohen dhe do të errësohen me mjete të veçanta gjatë kohës së lutjeve`.

Javën e kaluar përfaqësuesi i Presidentit Erdogan, z. Ibrahim Kalin, u shpreh të djelën se se mozaikët e Shën Marisë dhe të Gabrielit që janë pozicionuar në drejtim të Qiblah, aty ku muslimanët kthejnë fytyrën për lutje-do të mbulohen më perde.

Po ashtu dhe Ministri turk i kulturës dhe i çështjeve religjioze (Dyanet) z. Mehmet Ersoy ka nënëshkruar Protokollin duke konfirmuar që Hagia Sofia në Stamboll e cila u ri kthye në Xhami se: “do të ruhet si një trashëgimi globale edhe pas ndryshimit të statusit të saj`.

Del pyetja e rëndësishme se përse Presidenti Erdogan përdori këtë manovrim politik duke rikthyer në Xhami Katedralen e Shën Sofisë (që quhet ndryshe dhe Aya Sofia nga Turqit- si shtrembërim i fjalës Hagia Sofia apo Shën Sofia)?

Dihet fare mirë se Turqia formalisht është një shtet laik në të cilën problemet fetare janë të ndara nga shteti. Por dihet gjithashtu se Presidenti Erdogan është edhe një kryetar i një partie islamike të moderuar, dhe nuk akrreshtur se cituari në të gjitha fjalimet e tij rëndësinë e islamit për Truqinë duke u përpjekur të ringjallë nostalgjinë e së kaluarës kur Turqia ishte Perandori Osmane.

Pavarësisht kritikave nga shumë shtete si SHBA, BE, Rusia, Këshilli Botëror i Kiashave, Fjala e Papës, Presidenti Erdogan bëri këtë veprim të papritur por të paramenduar për disa shkaqe dhe arësye. Mendoj se kthimi në Xhami i Shën Sofisë është një hakmarrje ndaj refraktaritetit të BE për kërkesën e Turqisë për tu integruar në BE, kërkesë kjo shumë vjeçare, të cilën BE e ka shpërfillur duke i kërkuar Truqisë të realizojë disa kushte si p.sh., të drejtat dhe liritë e njeriut në Turqi, sidomos të minoritetit kurd, por midis të tjerash i ka kërkuar Turqisë edhe kthimin e Shën Sofisë në Kishë ashtu si ka qënë para pushtmit të Kostandinopojës (Stambolli i sotëm). Për këtë kërkesë një nga ministrat turq të jashtëm u shpreh duke qesëndisur kërkesat e BE se… BE është bërë një `klub i krishterë`.

Argumenti tjetër është se me këtë veprim Presidenti turk Erdogan do ti tregojë BE dhe Botës së Turqia nuk pyet për sanksionet e BE apo të SHBA sepse është një shtet i madh dhe i fuqishëm dhe se nuk ka nevojë për zbatim pikash apo kërkesash nga BE apo nga kushdo qoftë. Në fakt Turqia mbetet një fuqi rajonale e cila ka 87 milion banorë me një GDP prej 771.4 bilion Dollare, e cila nën drejtimin e Erdogan i cili drejton një parti të djathë myslimane të moderuar, kërkon sferat e tij të influencës dh eish kolonitë e tij nëprmjet ekspansionit ekonomik madje dhe fetar ( nëpërmjet shpërndarjes së ndihmave nga shoqatat fetare dhe NGO, në Kosovë, Shqipëri, Bosnje), madje ka dërguar ushtrinë në irak dhe Siri me pretekstin për të luftuar kurdët dhe për të mbrojtur minoritetet turke aty.

Argumenti i fundit është se Presidenti Erdogan po i tregon edhe vetë popullit turk se ai është më i madh se Qemal Ataturku sepse po i kthen Turqisë dinjitetin dhe madhështinë e së kaluarës.

Veprimi jo normal i Turqisë megjithsë ka ngjallur keqardhje dhe zemërim në Europë dhe SHBA, tani për tani nuk oritet ndonjë reagim nga BE, apo dhe SHBA ose Rusia e cila është me e keqardhura nga ky fakt, si për shkak të Pandemisë dhe problemeve të mëdha shëndetësore në botë ashtu dhe nga problemet e mëdha ekonomiko-financiare brënda BE, SHBA, e në gjithë botën,. Mesa duket E rdogani ka gjetur kohën më të mirë të mundshme për të realizuar këtë ide të tijën personale për të rikthyer në xhami Shën Sofinë njëlloj sikur e ktheu Sulltan Mehmet Fatihu (i cili e bëri dhe pronë të tijën këtë xhami në atë kohë), për të realizuar idenë e tij të një Turqie të madhe dhe myslimane pavarëisht laicitetit formal të shtetit turk.

Problem mbeten shkelja e lirive dhe të drejtave të njeriut në Turqi por edhe e prishjes se ligjeve të shtetit turk i cili formalisht është laik. Pavarësisht deklaratave të Ministrit turk të Kulturës, rikthimi në Xhami i një objekti muzeal mbetet për tu zgjidhur në të ardhmen. Shpresojmë se Turqia duhet të mbetet një vënd demokratik dhe laik.