Funksioni i ri i Chrome lehtëson kyçjen nëpër uebsajte

Google është duke eksperimentuar me një funksion të ri “Touch to Fill” i cili do të lehtësojë procesin e kyçjes nëpër uebsajte dhe eliminuar nevojën për të vendosur fjalëkalime dhe emra përdoruesish.

Por si funksionon? Kur prekni mbi fushën e emrit të përdoruesit, do të prezantoheni me një listë kredencialesh të ruajtura për uebsajte të caktuara. Thjeshtë prekni një që dëshironi të përdorni dhe shfletuesit automatikisht do të vendosë emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin.

Opsioni është shfaqur vetëm për Chrome në Android aktualisht por së shpejti pritet të debutojë në iOS dhe iPadOS.

Nëse përdorni versionin eksperimental “Chrome Beta” do ta gjeni menjëherë opsionin “Touch to Fill.” Nëse doni ta provoni me versionin zyrtar të Chrome, atëherë shkruani në fushën e adresës chrome://flags dhe kërkoni për opsionin “touch-to-fill”. Nga menuja që shfaqet ngjitur me opsionin përzgjidhini “Enabled.”

Së bashku me vendosjen automatike të kredencialeve, Chrome së shpejti do të ofrojë menaxhimin e fjalëkalimeve njëlloj si një menaxher i plotë fjalëkalimesh. /PCWorld Albanian