Ende pa kaluar 24 orë që kur rrahu me reket tenisi pronarin e një klinike, politikani serb Çedomir Jovanoviq filmohet duke sulmuar avokatin e tij

Ende pa kaluar 24 orë që kur politikani serb Çedomir Jovanoviq, rrahu me reket tenisi pronarin e një klinike në qendër të Beogradit, lideri i LDP-së, është filmuar duke sulmuar përfaqësuesin ligjor të klinikës për rehabilitim “Fizio”.

Bëhet fjalë për avokatin Dejan Dubajiqin, të cilin e sulmoi para syve të bashkëshortes së politikanit serb, Jelena Jovanoviq, e cila mundohej ta ndalte partnerin që të mos ketë pasoja më të mëdha.

Është interesant se disa orë më herët ishte raportuar se Jovanoviq kishte rrahur me reket tenisi pronarin e klinikës me inicialet Zh.I. të cilit sipas avokatit të tij i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Në anën tjetër, Jovanoviq ka mohuar çfarëdo sulmi mbi avokatin Dubajiq, e për ta qartësuar situatën në vend të ngjarjes kanë dalë policia.