Ekzekutohet një iranian i cili ka spiunuar për CIA-n dhe Mosadin

Teheran, 20 korrik 2020 (MEDIAL) – Në Iran në mëngjesin e sotëm është ekzekutuar një shtetas iranian, i cili ishte dënuar për dhënien e informacioneve shërbimeve amerikane dhe izraelite të zbulimit lidhur me lokacionin e gjeneralit iranian Kasem Sulejmani, i cili u vra në sulmin amerikan me dron.

Mahmud Musavi Maxhdi është shpallur fajtor për spiunim të forcave të armatosura iraniane, veçanërisht Forcat Kods. Ai ishte dënuar për dhënien e informacioneve të CIA-s amerikane dhe Mosadit izraelit lidhur me lëvizjen e komandantit të Forcave Kods, gjeneralit Kasem Sulejmani.

Në sulmin amerikan me dron, të kryer më 3 janar në afërsi të aeroportit në Bagdad. është vrarë gjenerali Sulejmani, së bashku edhe me gjashtë persona, mes të cilëve edhe zëvendëskomandanti i milicive iraniane, të mbështetura nga Irani. ar/ 

Таг