Edhe kjo bën “vaki” në Kosovë: Qeni u dhunua seksualisht nga njeriu

E ka të vështirë të ecë. Kjo pasi që po dyshohet se kjo kafshë u dhunua seksualisht nga një ose më shumë person në Vushtrri.

Lajmin e ka bërë të ditur aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, Argjenda Dociqi, përmes një postimi në Facebook.

T7 ka kontaktuar me Argjenda Dociqin, gjatë të hënës, por kjo e fundit nuk ka pranuar të komentoi më shumë rreth këtij rasti.

E duket se për shkak të mos rrezikimit qeneve të tjerë të dyshuar që kanë pësuar të njëjtën gjë, rasti nuk u lajmërua fare në polici.

Këtë e konfirmon zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Ndërkohë sipas psikologes Argjenta Kamishaj, personat që kryejnë akte të tilla vuajnë nga sëmundja e quajtur zoofili.

Sipas Kamishajt krejt kjo mund të vijë si pasojë e traumave të shkaktuara qysh në femijëri, dhe të njejtit kanë nevojë për trajtim psikiatrik.

Ndërkohë raste të tilla në Kosovë janë raportuar edhe më herët.