E pabesueshme! Ky është fshati ku të gjithë banorët janë me një veshkë

Në botë ka gjëra përtej imagjinatës tonë dhe çdo ditë mësojmë gjëra të reja. Kush e dinte se në Nepal, ndodhet një fshat i quajtur Hoske, në të cilën të gjithë banorët janë tepër të varfër dhe për të mbijetuar, ata kanë rënë në kontakt me trafikantë organesh.

Ata shitën një nga veshkat e tyre, për të siguruar jetën e familjarëve, duke parë se të ardhurat nuk buronin nga askund. Ky fshat edhe pse ka një emër zyrtar, të gjithë e njohin si, “Fshati i Veshkave”.

Sipas mediave vendase, banorët për shkak të varfërisë ekstreme janë detyruar që të shesin veshkën edhe për 150 dollarë.

Trafikantët i marrin këta banorë dhe i dërgojnë në Jug të Indisë ku kryejnë të gjitha transplantimet, për t’i shitur më pas në tregun e zi.