Disa dibranë e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me një sulm fizik ndaj një bashkëqytetari

Dibër, 20 korrik 2020 (MEDIAL) – Disa dibranë para një kafe bari e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me sulm fizik ndaj një bashkëqytetari të tyre.

“Më 19 korrik në orën 20:00, para kafe barit në rrugën ‘8 shtatori’  në Dibër, është prishur rendi dhe qetësia me sulmin fizik të disa personave ndaj K.K (23) nga Dibra. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes për të cilën, do të parashtrohen padi penale përkatëse”, deklaroi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit të Punëve të Brendshme nga Ohri.

Dimoski gjithashtu informoi se gjatë 24 orëve të fundit nëpunësit e policisë në sektorin e punëve të brendshme të Dibrës kanë konstatuar tre kundërvajtje për mosmbajtje të mbrojtjes personale të fytyrës.

Atyre u janë dhënë urdhërpagesa kundërvajtësve për vepër të kryer penale sipas nenit 6 paragrafi 1 nga Dekreti me fuqi ligjore për mbajtjen e mbrojtjes personale në fytyrë. vt/sn/