De Gea transferohet në Serie A për 25 milionë euro?

David De Gea po kalon momente të vështira në Old Trafford, pas paraqitjeve të dobëta.

Spanjolli bëri dy gafa ndaj Chelsea në gjysëmfinalen e FA Cup dhe drejtuesit e Djajve të Kuq kanë humbur durimin.

United ka vendosur ta shesë De Gean dhe siç raportojnë mediat spanjolle, 29-vjeçari do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Interesim për De Gean ka shfaqur Juventusi dhe te United janë të gatshëm ta lënë të lirë për 25 milionë euro.