Cili Hoxhë-maxhistar ia siguroi fitoren BDI-së në zgjedhjet e fundit parlamentare  

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020 që u mbajtën këtu në RMV përfunduan. Flas për aktivitetin e dhënies së votës nga ana e qytatarëve për subjektet e tyre të preferuara, por aktivitetet e tjera të ankimimit të rezultateve të dala nga procesi votues janë në vijim e sipër. Kështu pas hedhjes poshtë të më shumë se dymijë ankesave nga ana e KSHZ-së të cilat ankesa i kanë parashtruar E majta,koalicioni ASH-AAA dhe VMRO-DPMNE,   palët kanë të drejtë që ti drejtohen Gjykatës administrative e cila ditëve në vijim duhet të vendos për të njëjtat ankesa. Kur jemi te zgjedhjet  edhe përkundër pritjes që në kampin politik shqiptar të ndodh ndryshimi i domosdoshëm dhe shumë i nevojshëm ky ndryshim nuk u bë.

Anise qytetarët e patën mundësinë apo rastin ideal që ta bëjnë ndryshimin ata këtë gjë nuk e bënë kështuqë edhe kësaj radhe të njëjtët besimin për ti udhëhequr në politikë sërsish ia dhanë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmetit. Duke u bazuar në këtë ngjarje kamë ardhur në përfundim se qytetarët shqiptar që jetojnë këtu në Republikën Veriore të Maqedonisë kanë filluar të gënjejnë me të madhe apo me shumicë. Pse e themë këtë pra unë si një Politikolog gjatë një viti të tërë jamë marrë me hulumtimin e qështjes se për kë do të mund të votonin qytetarët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut dhe nga përgjigjet e shumta të marra nga ata qytetarë të cilët njëherit janë edhe votues potencial në zgjedhje erdha në përfundim se kësaj radhe Bashkimi Demokratik për Integrim do ti humb zgjedhjet.

A e dini se në çfar elementi e bazova këtë përfundim timin pra atë e bazova te fakti se secilin qytatarë kur e pyesja se çfar mendon për secilën parti pra kur e pyesja çdo njërin për atë se çfar mendon për secilën parti shqiptare në këto zgjedhje ata më jepnin përgjigje shumë pozitive për partitë si Besa, Aleanca dhe Alternativa e kur i pyesja se çfar mendonin për BDI-në ata/ato mi jepnin të paktën nga tre vërejtje negative serioze për qëndrimin aktivitetet dhe punët e BDI-së në skenën politike qendrore. Dhe duke u bazuar në qëndrimet negative si dhe në kritikat që i jepnin qytetarët që i kamë anketuar për BDI-në unë me të  drejtë erdha deri te përfundimi apo dhe te konkluza  se kësaj radhe Bashkimi Demokratik për Integrim do të jetë Partia humbëse e zgjedhjeve të cilat u mbajtën ditën e mërkurë të javës së shkuar këtu te ne.

Po ja që përgjigjet e qytetarëve të cilët i kamë marrënga ata nuk paskan qenë të vërteta dhe të besueshme apo të njëjtët nuk ma paskan thënë realitetin. E di se shumkush do të reagon dhe do të më thotë se çfar hulumtuesi je ti që rezultatet e hulumtimit nuk të përputhen as për së afërmi me gjendjen reale sa i përket disponimit të qytetarëve rreth partive politike në zgjedhje. Dhe unë do të përgjigjem se edhe hulumtuesve më të mëdhej dhe më të besueshëm botëror po tu jepen përgjigje dhe të dhëna të pavërteta dhe joreale edhe ata do ta fitonin rezultatin që ka dalë nga hulumtimi im.  

Bindjen se BDI kësaj here do ti humb zgjedhjet ma ka forcuar edhe një fakt tjetër e ai është se çdo parti e cila është në pushtet gjithmonë humb përkrahje dhe reputacion në raport me qytatarët e nuk fiton ato, kjo për faktin se asnjë Parti që është në pushtet nuk arrinë që ti realizoj të gjitha premtimet e dhëna zgjedhore  prandaj është ligj i pashkruar dhe fakt se subjektet politike të cilat janë në pushtet shpesh e humbin përkrahjen e qytetarëve zgjedhës e me këtë edhe pozicionin qëndror në politikë. Por çuditërisht  vetëm te në në RMV ndodh përher mrekullia në thonjëza. Pra te ne Partitë që nuk punojnë shumë dhe nuk angazhohen sa duhet gjatë kohës sa janë në pushtet për ti realizuar premtimet, nevojat dhe kërkesat e qytatarëve kohëve të fundit kanë filluar ti fitojnë zgjedhjet.  Konsideroj se fitorja e fundit e Bashkimit Demokratik sa është e palogjikshme ajo është gjithashtu e befasishme e mistershme bile do të thoja edhe e maxhishme. Me këtë rast Kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dua ta pyes se cili ishte ai Hoxhë-maxhistar shumë i zoti dhe tepër i shkathët që ia mundësoi fitoren e Partisë së tij në zgjedhjet e fundit.

Fitoren e Bashkimit Demokratik për integrim krijohet përshtypja se e ka mundësuar ndonjë Hoxhë-maxhistar i madh akrobacionet e mrekullueshme të të cilit humbjen e  partisë së Ahmetit e transformuan në fitore. Z.Ali ju lutem a mund tua tregoni qytatrëve Hoxhën-maxhistarin sepse ai të njëjtëve do të mund tu nevoitet me qëllim që edhe ata të mund ta shmangin ndonjë disfatë në jetën e tyre apo i cili do të mund tu mundësonte realizimin e ndonjë kërkesë nevojë apo dhe dëshire sepse njeriu si qenje e cila pret që ti realizohet diçka në jetë ka nevojë edhe për shërbimet e ndonjë Hoxhe-maxhistar të shkathët dhe shumë të zotë si ai i juaji për ndihmë. Pasiqë është shumë e qartë se ai Hoxha-maxhistar i juaj të gjitha mundësitë e vogla po arritka që ti rris apo dhe humbjet e sigurta  ti  transformoj në fitore të sigurta. Ky maxhistar ndoshta nuk i ndihmon gjitkuj përveç BDI-së e cila ciklet e fundit zgjedhore edhe pse me pasiguri dhe me skepticizëm shumë të madh në radhët e saj çuditërisht ajo po i fiton pa ndonjë pengesë.  Prandaj Z.Ahmeti nëse nuk mundeni që qytetarëve tua jepni emrin mbiemrin dhe adresën e banimit të Hoxhës-maxhistar i cili ua siguroi fitoren edhe kësaj radhe juve dhe partisë tuaj në zgjedhje atëher të paktën tregojauni inicialet e tij ndoshta ndonjëri do të mund ta identifikoj të njëjtin.