Britani e Madhe: Vaksina kundër Covid-19 rezulton e efektshme dhe e sigurt për t’u marrë

Vaksina kundër Covid-19, e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit, është e sigurt për t’u marrë dhe po nxit reagime imunitare ndaj virusit. Kështu po thonë të paktën rezultatet e fazave të para të testimit të saj.

Rezultatet e testimeve të vaksinës treguan sot se gati 100 për qind e njerëzve të cilëve iu është dhënë doza kanë pasur reagim imunitar ndaj koronavirusit, raportojnë mediet britanike.

Në një nën-grup të vogël me 35 pjesëmarrës, prej 477 gjithsej, 33-35 prej tyre shfaqën përgjigje ‘neutralizuese’ ndaj virusitk korona. Kjo nënkupton se trupi i tyre mund ta vrasë virusin nga familja Sars-Cov2 për një muaj.

Ata gjithashtu gjetën se vaksina e Oksfordit – një nga kandidadët kryesorë në garën globale të vaksinave të koronavirusit – ishte e sigurt dhe asnjë pjesëmarrës nuk pësoi efekte anësore serioze.

Sidoqoftë, më shumë se gjysma raportuan efekte anësore të moderuara, sikurse është  lodhja, dhimbja e kokës, të dridhurat, dhimbje të muskujve ose dhimbje në vendin e injektimit.

Shkencëtarët thanë që efektet anësore ishin një ‘çmim i vogël për të paguar’ për t’u mbrojtur ndaj Covid-19.