5 orë diskutime, pa konsensus në Këshillin Politik

Pas 5 orë diskutime palët nuk kanë arritur të gjejnë konsensus. Mazhoranca që u përfaqësua nga kryeministri dhe opozita parlamentare nga njëra anë dhe demokratët dhe aleatët e tyre të LSI nga ana tjetër nuk bien dakord për domosdoshmërinë e ndryshimeve kushtetuese që çojnë në hapjen e listave zgjedhore.

Si përpara gazetarëve ashtu dhe brenda në mbledhjen e zhvilluar pa kamera, Rama dhe pse ka shprehur gatishmëritë të mirëpresë çdo propozim të opozitës jashtë parlamentit për hapjen e listave,  ka qenë i prerë kur kujtoi se në seancë e 30 Korriku këto ndryshime duhet të kalojnë në parlament.

Sekretari i përgjithshëm i demokratëve që përfaqësuesi opozitën pas refuzimit që i bëri Lulzim Basha ftesës së Ramës, thotë se ndryshimet e propozuara kushtetuese prekin marrëveshjen e 5 Qershorit. Për të  kërkesa e vetme e opozitës është data e saktë kur ajo do të miratohet në parlament pa asnjë ndryshim ashtu siç është dakordësuar.

“I pranishëm në mbledhje iniciuesi i ndryshimeve kushtetuese, opozitari Myslym Murrizi i revoltuar nga qëndrimi i të “mëdhenjve” thotë se pa me sytë e tij se ata duan pazare, pjesë e të cilave është i prerë se nuk do të bëhet duke votuar amendimet në kodin zgjedhor.

Demokratët këmbëngulin se arsyeja e vetme që Rama do ndryshimet kushtetuese është të heqë koalicionit parazgjedhore. Por kryeministri ka përsëritur qëndrimin e tij se ato nuk do të ndalohen thjesht do të jetë një formë e re grupimi për të mos ndërlikuar administrimin e votave pas hapjes së listave.

Edhe pse nuk duket dritë në fund të tunelit për gjetjen e një dakordësie palët e kanë lënë të hapur mundësinë e një mbledhje tjetër të këshillit politik brenda kësaj jave.