Sarri deklarohet para derbit me Lazion

Maurizio Sarri ka pranuar se është impresionuar nga Lazio, e cila skuadër do të jetë kundërshtare e Juventusit këtë xhiro.

Të hënën, Juventus në ‘Allianz Stadium’ takohet me Lazion, skuadër kjo që u bëri konkurrencë deri në javët e fundit në garën për titull, para se ‘Zonja e Vjetër’ të shkëputet në +6 pikë nga ndjekësit.

Para kësaj përballje, Sarri e ka quajtur fantastike skuadrën e Lazio, që ka pasur një sezon fantastik.

“Lazio ka pasur një sezon fantastik dhe kanë dëshmuar të jenë një skuadër e madhe”, ka deklaruar Sarri.

“Ata mund të shkaktojnë probleme për çdo kundërshtar, dhe ne gjithmonë kemi vuajtur kundër tre”.