Një fëmijë i lindur parakohe fitoi betejën me koronavirus

Një foshnjë e lindur para kohës në Peru është shëruar nga pandemia COVID-19 dhe u ribashkua me nënën e saj, ka njoftuar Sistemi i Shëndetit Social i Perusë.

Nëna 27-vjeçare e foshnjës, më në fund ishte në gjendje të shihte të porsalindurën pas 30 ditësh shërimi në zonën e izoluar të njësisë së kujdesit intensiv neonatal në Spitalin Edgardo Rebagliati.

“Ka qenë një muaj shumë i vështirë dhe i ndërlikuar, por ne jemi akoma në rrugëdalje, dhe së shpejti do ta fitojmë këtë betejë”, tha nëna e lehtësuar, ndërsa shikonte fëmijën e saj në një inkubator.

Jorge, siç e quajti nëna e saj, është fëmija më i vogël i lindur para kohe me COVID-19 në këtë spital deri më tani, ka njoftuar mjeku Marilu Pachus. Pas disa komplikimeve, shtatzënia duhej të ndërpritej në javën e 23-të. Dhe pas një ndërhyrjeje të ndërlikuar cezariane, Jorge i vogël lindi dhe peshonte vetëm 542 gramë. Megjithatë, foshnja ka arritur ta mundë koronavirusin.