Ndryshon orari i ndeshjes Lituani-Shqipëri

Ndryshon orari i ndeshjes Lituani-Shqipëri, e vlefshme për Grupin 4 të Ligës së Kombeve. Kjo sfidë do të luhet në orën 18:00 të datës 14 tetor 2020.

UEFA ka pranuar kërkesën e palës lituaneze, që kishte rënë ndërkohë dakord në parim edhe Federatën Shqiptare të Futbollit për të ndryshuar orarin e fillimit të kësaj ndeshjeje nga 20:45 në 18:00 (sipas orës lokale shqiptare).

Shorti e ka vendosur Shqipërinë në Grupin e 4-t të këtij kompeticioni, Liga C, dhe kundërshtarë do të ketë Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin.
Shqipëria e fillon këtë aventurë në transfertën e datës 4 shtator në Bjellorusi për ta mbyllur grupin më 18 nëntor po me bjellorusët në fushën tonë.
Ky është kalendari i konfirmuar i UEFA-s me datat dhe oraret e sfidave të Shqipërisë:

4 shtator: Bjellorusi-Shqipëri (20:45)
7 shtator: Shqipëri-Lituani (20:45)

11 tetor: Kazakistan-Shqipëri (15:00)
14 tetor: Lituani-Shqipëri (18:00)

15 nëntor: Shqipëri-Kazakistan (18:00)
18 nëntor: Shqipëri-Bjellorusi (16:00).