Mozaikët e xhamisë Aja Sofia, do të mbulohen gjatë lutjeve të besimtarëve myslimanë

Mozaikët që pasqyrojnë figurat e krishtera në Aja Sofia të Stambollit do të mbulohen me perde gjatë lutjeve për besimtarët e islamit, tha të dielën zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kalin.

Sipas mediave të huaja, autoritetet deklaruan javën e kaluar se mozaikët do mbuloheshin me perde ose me laser gjatë lutjeve të para të Xhumasë.

Shndërrimi i Aja Sofias në xhami ngjalli kritika dhe shqetësime ndërkombëtare pas vendimit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili tha në fillim të këtij muaji se objekti do të mirëpresë besimtarët e fesë islame.

Objekti i Aja Sofias daton që nga shekulli i gjashtë dhe ndër vite u cilësua si kishë ashtu edhe xhami para se të shndërrohej në një muze.