Latiti: Prokurori sërish lëshoi mesazh

Analisti i futbollit, Driton Latifi, shprehet kritikë për disa që nuk sillen ashtu si i ka hije lojës më të popullarizuar në botë. 

Dje derbi gjilanas duket se shpëtoi veten dhe futbollin e Kosovës, besoj se ajo që kam thënë gjithmonë ti japim rastin futbollit në lojë u vërejt më së miri, por jo në të gjitha ndeshjet veç kësaj “argumentet” e qakejve se Federata qenka gjithmonë fajtore ranë në ujë, apo ndoshta keni ekuacione që kanë vdekë moti që në fillim te 2000-tave, kur shkatërronit çdo shpresë të dikujt që luftonte me nder sikur ai Super Gjilan i atyre viteve, i cili besoj se ishte edhe më mirë se ky i këtij stinori.

Disa “talente” të reja u shfaqen në Mitrovicë ndonëse nuk pati transmetim ajo lojë po takimi në “Xhemajl Ibish”, dikush u mundua të godas kuqezinjtë që nuk i shkojnë për shtati, por pësoi autogol… 

Prokurori sërish lëshoi mesazh, por futbolli kosovar kërkon më shumë hulumtime. 
Mos të harrojnë klubet e njerëzit që i bëjnë këto ta harrojnë që lejojmë të sjellin një Shqipëri të futbollit këtu, ka një agjenci

Sport Radar që po përgatit dosjet, po shkuam në raportimet e tyre na hëngri dreqi… një kampionat të përsëritur shqiptar me defekte kurdisje do ta vuajmë gjatë…

Follirantat e shehrit të madh vazhdojnë me bilancin e tyre pozitiv me moton “me rëndësi pjesëmarrja”, gjithmonë ekziston kampionati i radhës për ata, deri sa dikush ta kuptoj se diçka duhet ndryshuar në krye aty prej nga qelbet edhe peshku… 
Dy javët e fundit mund të jenë interesante, por për vete shoh ekipet gjilanase në pozitat 1 dhe 2, e meritojnë kanë investuar shumë dhe vet qyteti prej vitesh frymon me ato ngjyra”, shkruan Latifi.