KSHZ i hodhi poshtë 1.478 ankesat për zgjedhjet nga partia politike “E Majta”

Shkup, 19 korrik 2020 (MEDIAL) – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) e filloi seancën në të cilën i shqyrton dhe vendosë për 2.142 ankesat e shtruara për procedurën e votimit dhe për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Anëtarët e Komisionit i hodhën poshtë 1.478 ankesat prej gjithsej 1.982 të shtruara nga partia “E Majta”, pasi nuk kanë pasur nënshkrim nga personi i autorizuar.

Gjithsej 151 ankesa i shtroi Aleanca për Shqiptarët e cila në zgjedhje doli në koalicion me Alternativën.

Nga ankesat dy i ka VMRO-DPMNE të cilat kanë të bëjnë me përmbledhjen e rezultateve të votimit.

LSDM-ja, siç paralajmëroi, nuk ka shtruar ankesa për këto zgjedhje.

Në KSHZ është shtruar edhe një kërkesë për shqyrtimin e fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi.

Shtruesit e listave kanë të drejtë t’i ankimojnë vendimet e KSHZ-së në Gjykatën Administrative. shk/