Ibër Alaj e konfirmon, disa ndeshje po hetohen në Kosovë për kurdisje

Drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj, ka konfirmuar hetimet për kurdisjen e ndeshjes Trepça ‘89 – Llapi.

Alaj ka theksuar që janë në koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe po e hetojnë këtë ndeshje.

“Ka pasur elemente që e bëjnë të dyshimtë këtë ndeshje dhe ne jemi duke e hetuar”, deklaroi Alaj.

“Përpos këtij takimi, janë të dyshimta edhe disa ndeshje tjera”, shtoi ai.

Ndryshe, për takimin në fjalë ka pasur shumë reagime nga opinioni sportiv në vend.

Në fakt, rezultati 5:4 dhe reagimet teatrale të lojtarëve në fushë, s’te lënë hapësirë të mendosh ndryshe.