Emini shënon në Zvicër, por humb skuadra e tij

Skuadra e Luzernit në fushë të veten dëshpëroi me rezultat, duke pësuar humbje me 2:1 nga Xamaxi, në takimin e javës së 32-të të Kampionatit të Zvicrës.

Në minutën e 38-të, futbollisti Nuzzolo kalon në epërsi mysafirët!  Në pjesën e dytë vendasit barazojnë duke iu falënderuar shqiptarit Lorik Emini. 

Ai doli i vetmuar dhe nga afërsia me goditje mjeshtërore e mposhti portierin Walthert. 
Në minutën e 90+1, Oss shënon për fitore e Xamaxit.

Emini dhe Idriz Voca luajtën standardë për Luzernin dhe Arbenit Xhemajli e Samir Ramizi për Xamaxin. 
Xhemajli, Emini u ndëshkuan me kartona të verdhë në minutën e 2-të 69-tën dhe 77-ën. Luzerni renditet në vend të pestë me 42 pikë, ndërsa Xamaxi është në fund (i dhjeti) me 27 pikë.