Shabani: KSHZ në procedurë standarde i kontrollon të dhënat për rezultatet e zgjedhjeve të KKZ

Shkup, 16 korrik 2020 (MEDIAL) – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pritet që në orët pasdites të mbajë seancë në të cilën duhet të kumtohen rezultatet përfundimtare jozyrtare nga zgjedhjet. Në Komision tani bëhet kontrollimi i të dhënave që mbrëmë i kanë dërguar komisionet komunale zgjedhore, që është procedurë standarde dhe e zakonshme pas gjitha zgjedhjeve, deklaroi për MEDIAL-n zëdhënësi i Komisionit Admir Shabani.

“Kanë arritur të gjitha të dhënat dhe materialet e KKZ-së. Tani bëhet procedura standarde gjegjësisht kontrolli i të dhënave të vendosura në soufterin e KSHZ-së me të dhënat e procesverbaleve numër 16 dhe numër 21, që i përmbajnë numrat e votimit në vendvotime. Pasi të përfundojë kontrolli, KSHZ në orët e pasdites do të ketë seancë ku do të kumtohen rezultatet përfundimtare jozyrtare nga zgjedhjet”, deklaroi Shabani.

Pas kumtimit të këtyre të dhënave fillojnë të ecin afatet për ankesa nga partitë politike.

KSHZ, edhe pse paralajmëroi se rezultatet nga votimi do të kumtohen shumë shpejtë, nuk mund ta bëjë këtë sepse ka pasur problem me ueb faqen për publikim. Ueb faqja e KSHZ-së nuk funksionon edhe tani, ndërsa kjo sipas Shabanit është për shkak se punohet në faqen e Komisionit dhe kontrollohet momenti i sulmit.

“Po detektohet problemi sepse supozohet se është sulm i jashtëm”, deklaroi zëdhënësi i KSHZ-së.

Paraprakisht gjatë ditës së sotme kryetari i  KSHZ-së Oliver Derkoski deklaroi se sulmi është denoncuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme personalisht te ministri dhe se presin që pjesëtarët e policisë të vijnë te Komisioni. Siç thotë Derkovski, bëhet fjalë për sulm hakerik nga jashtë dhe se rasti po hetohet.

Derkovski në një deklaratë për Telmën gjithashtu tha se nuk janë të sakta dhe i përgënjeshtron informacionet që dolën në opinion se një javë para zgjedhjeve është lidhur marrëveshje për ueb faqen e KSHZ-së. sn/

Ngjarja paraprake

Stafa dhe Ismaili: Kombëtarja një ëndërr e bërë realitet!

Ngjarja e ardhëshme

Sondazh: Vetëm rreth 30 për qind e Amerikanëve i besojnë Trampit për Kovid-19

të fundit nga Maqedoni