Reforma Zgjedhore, Rama: Marrëveshja e 5 qershorit s’preket në asnjë pikë

Në seancën e sotme në Kuvend, kryeministri shqiptar Edi Rama ritheksoi edhe njëherë se marrëveshja e 5 qershorit, e arritur me opozitën jashtë parlamentit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nuk do të preket në asnjë pikë të saj.

“Marrëveshja e 5 qershorit nuk preket në asnjë pikë të sajën. Mua marrëveshja e 5 qershorit nuk më pëlqen. Për mua në atë marrëveshje ka një problem të madh, pasi nuk kemi arritur të adresojmë rekomandimin kryesor të OSBEODIHR që është depolitizimi i administratës zgjedhore. Ne kemi qenë në vijueshmëri këmbëngulës dhe madje kemi thënë se ne do ta bëjmë depolitizimin do apo nuk do PD-ja, por ajo që e dallon sistemin demokratik dhe bashkëjetesën pluraliste nga një sistem kur vendos vetëm një parti duhet edhe të tërhiqesh dhe të pranosh çka nuk të pëlqen për hir të një interesi më të madh”.

“Hajdari ka firmosur dhe e di shumë mirë që deri në fund marrëveshja është penguar nga mosdakordësia pikërisht për këtë pikë, në fund kur topi shkoi në fushën e Bashës u kthye në një kusht që mund ta kishte hedhë në erë marrëveshjen nga Basha”, tha ndër të tjera Rama në Kuvend.

Ngjarja paraprake

Prizren, një muaj paraburgim për kanosje ndaj bashkëshortes

Ngjarja e ardhëshme

Gjilani në ethe

të fundit nga Shqipëri