Meta: Nëse të tjerët çmenden, do bëj detyrën time

Presidenti Ilir Meta deklaroi se nëse ndryshimet kushtetuese miratohen, do të bëjë detyrën e tij si kreu i shtetit, përballë atyre që sipas tij mund të çmenden.

Ai tha se do të qëndrojë përkrah popullit, të majtëve e të djathtëve, apo dhe atyre pa parti.

“Mos u merrni me hapat e radhës së presidenti. Presidenti ka treguar se për interesin e demokracinë dhe interesat kombëtare të vendit, se këtu cënohet integrimi i vendit, që është aspiratë e partive shqiptare, se është e popullit shqiptar, cënohet rëndë garanci e komunitetit, që është Kushtetua.

S’do ju them unë se çfarë do të bëj unë në rast se të tjerët çmenden. Unë do të bëj detyrën time me të gjithë popullin shqiptar, me të majtë e të djathtë, pa parti, me gjithë ata që nuk e lënë vendin të zbrazet e të mbushet me gjera të tjera”, pohoi Meta.

Ngjarja paraprake

Manchester City prezanton fanellat për sezonin e ri

Ngjarja e ardhëshme

I pari në listën e Cityt është sulmuesi i Interit

të fundit nga Shqipëri