Sipas Qeverisë, Covid 19 fle ditën dhe zgjohet nga ora 21 deri në ora 5 të mengjesit, mos bëni hajgare por miratone ligjin, po bëhemi gaz i botës

Vendimet e fundit të qeverisë për paralndalimin e Covid 19, pa pasur të miratuar Ligjin për Covid 19 duken të jenë kështjela të ndërtuara në rërë.

Duke qenë se ndodhemi në muajt kulmor të qarkullimit të parasë, e cila pastaj bënë ejacaket e veta gjatë tërë vitit, masat ndaj virusist duhet të jenë më të zgjuara, dhe rrjedhimisht më të duhura.

Bërja e orarit për levizjë nga ora 21 deri në ora 05, është sa qesharak, aq edhe i pavend, a thua se covicid po fle ditën dhe zgjohet në ora 21, dhe atë vetëm në disa komuna,.. ju lutëm mjaft më përrallal.

Nëse qeveria do të kishte strategji, së pari do e miratonte Ligjin nga ku do të rrjedhsin të gjtiha masat dhe jeta të vazhdohet.

S’ka nevojë për kufizime, as për gjendje të jashtëzakonshme, por për Ligj, shtim të inspektorëvë dhe mbiqkyrje të rreptë, dhe dënime që s’do i falen aksujt.

Me nga një apo dy inpektorë për komunë, është qesharake të mendosh se mund të zbatosh rregullat, ligjet dhe vendimet e dalura nga qeveria.

Me një popullatë pothuaje mbi 30 % që Covidin e cilëson jo real, duhet vetëm masa të forta, që duhet të dalin nga ligji jo nga vendimet e qevrisë, vendime që deri tani s’kanë pasur efekt, dhe për më tepër kanë shkaktuar sarkazëm tëk qytetarët.

Një qeveri serioze, nuk bën marrëzira të tilla me vendime qeshrakae, pa efekt, dhe kretësisht të pastudiuara mirë.

Kosova kë nevojë për apër Ligj, ministër të shëndetësisë që di të menxhojë situatën, ndryshe shtimi i rasteve dhe viktimave do të shtohet edhe më shumë.

Ngjarja paraprake

Për herë të parë nga 10 marsi, Belgjika shënon zero viktima të koronavirusit për 24 orë

Ngjarja e ardhëshme

Shënohet rasti i parë me COVID-19 në Devoll, u infektua në Tiranë

të fundit nga Opinione