Shqipëria dhe Kosova të shndrrohen në atdheun e madh të shqiptarëve

Ndjehëm vërtetë fatlum që fati më ka caktuar Istogun si vendlindje.E them këtë sepse kjo qytezë e vogël gjendet pikërisht në kufirin mes tri shteteve, kufij këta të vizatuar përdhuni në tokën e gjyshërve tanë.Saherë lëshoj sytë e mendjen mbi atdheun më ngjallët e fortë një thirrje e brendshme që ma ngreh para vetës detyrën e brezit të ri, që njërzit e të njejtit gjak duhët patjetër të jetojnë nën të njëjtin shtet, dhe bashkimi i tokave „përtej bjeshke „ është detyrë të cilës duhet ti kushtojmë jetën dhe për arritjën e saj ia vlen të përdorët çdo mjet.

Shqipëria dhe Kosova duhët të shëndrrohën në atdheun e madh të shqiptarve.Kur territori i këtyre të dyjave të përfshijë të gjithë shqiptarët dhe të mos jetë më në gjëndje të na sigurojë kushtet minimale për jetë atëherë nevoja e njerëzve tanë do të rilindë të drejtën morale për të zotëruar territoret e dikurshme të gjyshërve tanë.Atëherë për fëmijët e mij pllugu bëhët shpatë dhe gjemimet e armëve do të prodhojnë bukën e përditshme për brezat që do të vijnë!

Dhe kështu,kjo qytezë e vogël kufitare më dukët si simbol i një detyre të madhe.Ju mund të më quani idealist, naiv poashtu, zatën fije e hollë ndarëse egziston mes të dyve por unë kam zgjedhur ti rris fëmijët e mij pikërisht aty tek qyteza kufitare që frymëzon mbi detyrën e pakryer të bashkimit, duke i tërhequr nga Vjena .Për shumë njerëz emri i Vjenës përfaqëson kënaqësi të pafajshme, një vend festiv për të jetuar i lumtur.Për fat të keq ajo për mua është kujtimi i gjallë i përiudhës më të trishtuar të jetës sime, vendi i zbritjës nga panteoni i krenarisë kombtare në fushbetejën kundër asimilimit.Pra mbi mua mbizotëroi thirrja e prindërve, e mësuesve të mij përballë tundimit të jetës se luksit dhe mundësive të metropolit austriak!Zgjodha ta vazhdoj jetën përsëri aty ku fëmijêt ende mund t’i edukoj në frymën e atdheut duke i larguar ashpër nga skamja kulturore që i priste!

Po shkruaj.E di prej kohësh që fjala e shkruar bën për vete më pak njerëz se fjala e folur dhe çdo lëvizje e madhe në tokë rritët falë oratorëve të mëdhenj dhe jo falë shkrimtarve.Sidoqoftë kur fëmijët tanë ti kaplojë plogështi apo shpërqendrim ata duhët të kenë të shkruara në kartë me fjalët e gjuhës së zjarrtë idealet dhe detyrat e tyre!

Fisnikët e penës dhe të letërsisë duhët ta kuptojnë se shëndrrimet e mëdha që ndodhin në botë nuk drejtohën nga penda e shkrimit por qëllimi i pendës është paraqitja e koncepteve teorike që motivojnë këto ndryshime.Forca që ka vënë gjithmonë në levizje ortekët e historisë ka qenë dhe ka mbetur fuqia magjike e fjalës së folur!Të gjitha lëvizjet e mëdha janë shpërthime vullkanike të pasioneve dhe emocioneve njerëzore që vihën në lëvizje nga pishtari i fjalës së folur mes njerëzve.Në asnjë rast lëvizjet e mëdha nuk janë frymëzuar nga shkrimet e ëmbla të letërsisë estetike apo “të heronjve të dhomave të pritjes “

Ndëshkimi i një kombi mund të mënjanohet vetëm nga stuhia e pasioneve të zjarrta , dhe vetëm të apasionuarit mund të ngjallin pasionin tek të tjerët .Vetëm nëpërmjet ndjenjave pasionante mund ta ushtrojnë liderët fuqinë e fjalës që ashtu si ndonjë çekan mund të hap dyert për tek zemrat e popullit.

Kush nuk është i aftë për ndjenja dhe fjalë pasionante, nuk është i zgjedhur të bëhët lajmëtar i vullnetit të tij .

Unë zgjodha vendlindjen time për të qenë në gjendje femijët e mij ta flasin ndjenjën dhe pasionin e zemrës në gjuhën e bukur shqipe dhe kështu ta ndjejnë detyrën e tyre karshi atdheut.

Unë shkruaj, për tu lënë në letër atyre që kur të rritën të luftojnë për zgjerimin e territorit kombëtar, ngase vetëm zgjerimi është faktor përcaktues i sigurisë së jashtme.Sa më i gjerë të jetë territori që ka në dispozicion një popull, aq më e fortë bëhët mbrojtja kombtare e tij.Vendimet ushtarake merren më shpejtë , më të plota dhe me më shumë efikasitet kundër një populli që zë një territor të ngushtë kombtarë sesa kundër shteteve me territore të mëdha.Madhësia e territorit përbën një siguri në vete që njê fuqi e jashtme të mos rrezikojë ti futet aventurës se pushtimit.

Andaj bashkimi territorial mes Kosovës dhe Shqipërisë krijon bazën mbi të cilën mund të ruhët lehtë liria, pavarësia dhe vazhdimësia kombëtare, në të kundërtën jemi tundim i natyrshëm për pushtuesit!Bashkimi i tanishëm i Kosovës me Shqipërinê i hap rrugë fëmijëve tanë të hedhin shikimin “masbjeshke “.

Ngjarja paraprake

Tjetër rekord rastesh, Amerika po rimbyllet sërish

Ngjarja e ardhëshme

Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke tmerr nga zgjedhjet, lexo deklaratën e Wadephul!

të fundit nga Opinione