Aplikacionet në iOS dalin jashtë funksioni për fajin e Facebook

Një seri aplikacionesh në iPhone dhe iPad ndaluan së funksionuari të Premten e kaluar dhe për këtë fajin e ka Facebook.

Aplikacionet si Spotify, TikTok, Tinder dhe Waze nuk ishin të përdorshëm për disa orë. Përdoruesit e acaruar shkruan në median sociale për irritimin e tyre.

Bëhet fjalë për një ndryshim në kod që shkaktoi që disa aplikacione në iOS të bienin. Një dështim i ngjashëm ndodhi në muajin Maj për një pjesë të ditës.

Problemi erdhi sepse zhvilluesit e aplikacioneve inkurajohen të përdorin opsionin “Login with Facebook” ku regjistrohen në aplikacione të reja. Si rezultat çdo ndryshim nga ana e Facebook ndikon direkt tek llogaritë në shërbime të tjera krijuar përmes llogarisë në Facebook.

Dy incidentet e fundit kanë bërë që shumë ekspertë dhe mbarë industria të pyesë nëse rrjeti social ka influencë tejet të lartë mbi aplikacione të pavarura.

Një ndryshim kodi në Facebook SDK (software developer kit) ishte zanafilla e problemit që mori përmasa të mëdha. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Fillojnë hetimet për djalin e Ronaldos, shkeli ligjin

Ngjarja e ardhëshme

Në Kumanovë tetë të infektuar të ri me Kovid-19 prej të cilëve dy nga Likova

të fundit nga Galileo