/

Neziri: Votoni fuqishëm që ta ndalim zullumin e bërë ndaj juve!

Shkup, 8 korrik – Me qëndrimin e tij në mesin e shqiptarëve të Velesit, kandidati i BDI-së për deputet në zonën numër 3, Bekim Neziri edhe njëherë dëshmoi se është i interesuar seriozisht dhe i vendosur që të kujdeset për këta banorë që ishin lënë në harresë dhe manipuluar nga partitë maqedonase.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime dhe të votojnë fuqishëm për të patur një deputet i cili do ngris zërin për parandaluar korrupsionin.

“Në këto zona partitë maqedonase kanë patur pushtet absolut dhe në këtë mënyrë gjërat kanë qenë të pakontrollueshme, por me deputet shqiptarë do të parandalojmë çdo lloj korrupsioni në këtë zonë dhe nuk do të lejojmë që shqiptarët të manipulohen nga kushqodoqftë”, tha Neziri, raporton Zhurnal.mk.

Bekim Neziri ka theksuar se do të punojë për barazi të të gjithë qytetarëve dhe jetesë më cilësore, e cila u munguan këtyre banorëve.

“Arsimi cilësor është prioritet absolut dhe faktor kyç i një jetese cilësore, prandaj e theksoj se arsimi cilësor do të mundësojë jetesë cilësore. Shprehin gatishmërinë time për mbështetje të fuqishme për të ecur në rrugën e ngritjes së menjëhershme të cilësisë së arsimit inkluziv si barazi sociale, arsimit profesional si patjetësueshmëri për t’u përputhur me tregun ekzistues dhe arsimit të dedikuar për t’u përputhur me kushtet e tregut të së nesërmes”, tha Neziri, raporton “Zhurnal.mk”.

Ai pohoi se edukim parashkollor për çdo fëmijë me qëllim që ato të jenë të barabartë në vijimin shkollimit të tyre do të jetë një nga prioritetet e tij.

“Do të punoj që të ketë krijimi të mjedisit gjithëpërfshirës për mësim, klasa dhe shkolla që pranojnë dallimet dhe ku nxënësit mësojnë bashkë, ndërtimi i një sistemi të qëndrueshëm për mësim dhe trajnim profesional, programe të reja moderne mësimore si dhe mësues e profesorë të kënaqur me rritje permanente të rrogave, pasi ky është edhe programi i BDI-së”, tha Neziri.

Ai pohoi se me programin e Bashkimit Demokratik për Integrim angazhohen për ndërtimin e politikave që synojnë rrumbullakimin e infrastrukturës shoqërore dhe përafrimin e standardeve jetësore me ato të vendeve të Bashkimit Evropian për të mundësuar jetesë me më pak stres, që do të ndikojë në shëndetin mendor individual dhe shoqëror, do të mundësojë kushte më të mira sociale për ndërtimin e familjes dhe kohën e kaluar me familjen si dhe përfundimisht do të përafrojë cilësinë dhe jetëgjatësinë e qytetarëve tanë me ata të vendeve të perëndimit.

“Politika ime do të përqendrohet në përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor të individëve dhe të shoqërisë në përgjithësi nëpërmjet të promovimit të mirëqenies, jetesës cilësore, parandalimit të çrregullimeve, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe kujdesin ndaj njerëzve dhe familjeve. Shëndeti i qytetarëve dhe shërbimi cilësor shëndetësor është i patjetërsueshëm, prandaj dhe angazhohemi për një sistem funksional shëndetësor në harmoni me punonjës shëndetësor të motivuar dhe të trajnuar, me infrastrukturë të mirëmbajtur dhe të furnizuar me teknologji dhe ilaçe të besueshme dhe moderne, të përkrahura me buxhet adekua”, thekson Neziri.

Prandaj me qëllim që të rezliazohen kërkesat e shumta të këtyrë banorëve është e rëndësishme që ata të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë për deputetin e parë shqiptar në këtë zonë i cili do të jetë zëri i ndalimit të korrupsionit, malltretimeve, manipulimeve të shumta ndaj shqiptarëve dhe njëherësh do të punojë për realizim të projekteve për jetë më të mirë të të gjithë banorëve të kësaj zone zgjedhore.

Ngjarja paraprake

Kura natyrale për ankthin, depresionin dhe pagjumësinë

Ngjarja e ardhëshme

Kërkohet shkarkimi i Goran Rakiq

të fundit nga Lajme