Katër raste të reja me koronavirus në Kërçovë dhe tre të shëruar

Kërçovë, 5 korrik 2020 (MEDIAL) – Nga 115 rastet e reja me Kovid-19 në vend, katër janë nga Kërçova, ndërsa tre pacientë nga ky qytet janë shëruar.

Me katër të infektuarit e rinj nga virusi, numri total në komunën e Kërçovës është rritur në 48. Nga ky numër 39 janë raste aktive, tetë qytetarë janë shëruar, derisa një person ka vdekur.

Të infektuarit e rinj janë persona nga klasterë të njohur, ndërsa për shkak të pasqyrës së lehtë klinike pjesa më e madhe gjenden në mjekim shtëpiak dhe izolim të plotë, derisa një numër i vogël janë në Repartin infektiv në Manastir.

“Për fat sot kemi edhe tre të shëruar, e shfrytëzoj mundësinë edhe një herë të apeloj deri te qytetarët të respektohen masat për mbrojtje nga ana e tyre”, ka thënë kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari i cili njëherësh është edhe kryetar i Shtabit të krizës nga komuna e Kërçovës. rz/fab

 

 

Ngjarja paraprake

Drita nuk ndalet, demolon Llapin në Podujevë

Ngjarja e ardhëshme

“Zemaj duhet të largohet”

të fundit nga Maqedoni