/

ANKETA e BRIMA GALLUP: BDI dyfish para ASH-së

Sondazhi i Brima Gallup 10 ditë para zgjedhjeve tregon se LSDM është partia kryesore për sa i përket mbështetjes së qytetarëve.

Në pyetjen për cilën parti politike apo koalicion do të votoni nëse zgjedhjet parlamentare mbahen sot, 18.7% e qytetarëve u përgjigjën se do të votonin për LSDM-në.

Në vendin e dytë është VMRO-DPMNE me mbështetjen e 15.1% të qytetarëve. Diferenca është 3.6 përqind në favor të LSDM-së.

BDI-ja me 8.2% mbështetje, e ndjekur nga Aleanca për Shqiptarët me 4.9%, ndërsa lëvizja BESA, megjithëse kandidon në këto zgjedhje së bashku me LSDM-në, ka një mbështetje të veçantë prej 2.6%.

Nëse këto përqindje i shtohen mbështetjes së LSDM-së, diferenca midis koalicionit LSDM-BESA dhe VMRO-DPMNE do të jetë 6.2% në favor të Koalicionit të udhëhequr nga Zoran Zaev.

Partitë e tjera që paraqiten në sondazh janë Integra me mbështetje 1.3, e majta me 1.2% dhe PDSH me 0.6.

 

Ngjarja paraprake

Nga nesër masat e reja kundër Covid-19 hyjnë në fuqi

Ngjarja e ardhëshme

Traktori më i shpejtë në botë, ka shpejtësinë maksimale 217 km në orë

të fundit nga Lajme