Urimi i Marinës për ditëlindjen e Getit: Doja të të uroja më të mirën, por ti më ke mua

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi sot feston ditëlindjen dhe mbush 38 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Urimet për reperin kanë nisur që në minutat e parë të kësaj dite, më speciali ishte ai i bashkëshortes së tij, Marina Vjollca.

Kjo e fundit postoi një foto të Getit, në të cilën zgjedh fjalët më të ëmbla për të, duke ia përmendur edhe faktin se është me fat që e ka atë.

“Gëzuar ditëlindje për burrin tim të dashur, heroin tim, burrin tim të bukur (Unë doja të të uroja më të mirën, por ti pothuajse më ke mua. Nuk ke nevojë”, shkruan Marina.

Kujtojmë se “Zhytem” titullohet kënga e fundit e Getoar Selimit, në bashkëpunim me reperin Majk. /Lajmi.net/