Metodologjia e re e BE-së, shpresë për anëtarësim sa më shpejtë të plotfuqishëm, pritet deri në tetor pranim të tekstit final për kornizën negociuese

Shkup, 3 korrik 2020 (MEDIAL) – Maqedonia e Veriut është një hap më afër rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian, pasi të mërkurën Komisioni Evropian e dorëzoi kornizën negociuese për vendin deri tek Këshilli i BE-së. Metodologjia e re e Unionit gjatë negociatave paraqet shpresë të re për përfundim të shpejtë, por kjo nënkupton edhe mundësi në çdo kohë të pengohet procesi i negociatave nëse vendi tregon ngecje në realizimin e reformave.

Maqedonia e Veriut bashkë me Shqipërinë do të jenë tre vendet  para që do të negociojnë konform metodologjisë së BE-së të miratuar në mars. Konkretisht, kjo nënkupton se në vend të hapjes dhe mbylljes së tridhjetë kapitujve, ata tani grupohen në gjashtë klastere, mënyrë me të cilin KE do të mundësojë proces më të shpejtë dhe dinamik në vend të procedurave të deritashme të gjata nëpër të cilin kalojnë Podgorica dhe Beogradi me vite.

MEDIAL ka ardhur deri te propozim dokumenti i plotë i KE-së dorëzuar deri te Këshilli i BE-së me të cilin vendosen parimet e negociatave që duhet të hapen deri në fund të vitit, njofton korrespondentja e MEDIAL-s në Bruksel.

Nga aspekti politik është impresionuese se propozim korniza e KE-së qartë e përdorë termin gjuha maqedonase në pjesën ku theksohet se i gjithë legjislacioni i BE-së do të duhet të përkthehet në gjuhën e vendit negociues, në këtë rast maqedonisht.

Në të vëretë, marrëveshjet e mira ndërfqinjësore me Greqinë po dhe Bullgarinë po ashtu janë pjesë qendrore e kësaj propozim kornize negociuese.

Prej këtu, çdo tentim që të revidohen ose të mos respektohen këto marrëveshje do të thotë kthim mbrapa dhe bllokadë e perspektivës së BE-së për Maqedoninë e Veriut. Edhe pse BE-ja nuk përzihet në marrëdhëniet bilaterale, është e qartë se pret nga të gjitha palët në frymë miqësore dhe konstruktive evropiane t’i tejkalojnë të gjitha dallimet, që deri më tani Maqedonia e Veriut dëshmoi se është e lirë për ta realizuar.

Vendet anëtare në mënyrë sistematike do të kontribuojnë ndaj procesit aderues, duke përfshirë përmes monitorimit në terren të ekspertëve të tyre, përmes kontributit direkt për Raportet vjetore dhe përmes ekspertizës sektoriale.

Draft korniza për negociata të Komisionit Evropian tani do të duhet të miratohet dhe eventualisht i modifikuar në disa pjesë nëse për këtë ka konsensus mes të gjitha 27 vendeve anëtare të BE-së. Por, ajo që është me rëndësi për Maqedoninë e Veriut është se edhe ajo duhet të përgatitë kornizë të sajë negociuese. Negociatat me BE-në nuk paraqesin shënim të ligjeve, por deri në masë të caktuar dhe betejë me BE-në për mbrojtje të interesave kyçe ekonomike, sociale dhe të tjera kombëtare.

Hapi i parë tani pasi kanë hyrë kornizat negociuese në procedurë është që Maqedonia e Veriut të përgatisë udhërrëfyes për kapitujt lidhur për qeverisjen e të drejtës, kapitujt 23 dhe 24. Ky klaster i kapitujve duhet i pari të jetë gati dhe asnjë tjetër nuk mund të jetë gati para këtij.

Avancimi në klasterin fundamental do ta caktojë tërë ritmin e negociatave dhe do të merret parasysh më vendimin për hapjen dhe mbylljen e kapitujve të dhe klasterëve të rinj.

Sipas draft agjendës së kryesimit gjerman i cili do të udhëheq me takimet kryesore të ministrave të BE-së në gjashtë muajt e ardhshëm, dhe para së gjithash me Këshillin për Punë të Përgjithshme, ku vendoset për zgjerimin, kornizat negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të jenë në rend dite më 10 nëntor.

Deri atëherë të dyja palët, BE-ja dhe Maqedonia e Veriut, duhet t’i përgatisin në mënyrën më të mirë pozicionet e tyre negociuese. Nëse Këshilli jep dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut më 10 nëntor, mund të pritet që konferenca e parë ndërqeveritare, me të cilën shënohet hapja formale e negociatave me BE-në, të mbahet gjatë dhjetorit të këtij viti.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski dhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, pasi Komisioni Evropian e dorëzoi propozim kornizën negociuese në shqyrtim në Këshillin e Evropës, konkluduan se me këtë konfirmohet se nuk ka lëshime nga procesi që është konfirmuar.

Spasovski dhe Dimitrov theksuan se procesi do të vazhdojë  edhe gjatë javës së ardhshme, me debat pas  korrnizës së negociatave në nivel të ekspertëve dhe me aktin e miratimit të tij nga shtetet anëtare me çka edhe negociatat  formalisht mund të fillojnë.

Spaskovski shprehu bindje se me ndihmën e institucioneve të BE-së dhe nën udhëheqësi  të kancelares gjermane Angela Merkel korrnizën negociuese do ta miratojnë  të gjitha vendet-anëtare dhe se do t’i fillojmë  edhe formalisht negociatat për anëtare me konferencën e parë ndërqeveritare. Shtoi se Qeveria është e gatshme në kapacitet të plotë  t’i fillojmë dhe me sukses t’i zbatojmë negociatat në afatin e mundshëm  më të shpejtë.

Dimitrov nga ana e tij potencoi se Komisioni e plotësoi detyrën e tij,  dhe në bazë të metodologjisë së re propozoi  korrnizë negociuese që është më konkrete, më dinamike,  më e besueshme e cila vendeve anëtare u jep hapësirë  të marrin pjesë edhe ato direkt me  ekspertët e tyre në negociata dhe të marrin pjesë me kontribute ndaj raporteve për  përparimin.

“Kapitulli i parë që do të hapet do të jetë kapitull, përkatësisht tani i quajmë  pako ose klasterë  për vlera themelore. Atje është qeverisja e së drejtës, atje janë të drejtat fundamentale, atje është siguria, atje është kontrolli financiar, furnizimet publike, statistika, reformat ekonomike dhe funksionimi i institucioneve demokratike dhe  administrata e fundit publike. Gjithë këto fusha janë të rëndësishme  edhe për ne dhe me padurim presim  të fillojë ky dialog  mes vendeve-anëtare.  Në ndërkohë do ta ruajmë propozimin e korrnizës negociuese. Le të jetë,  me fat”, përfundoi Dimitrov. 

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar osmani shprehu pritje se deri në tetor do të pranohet teksti final i kornizës negociuese.

Bëhet fjalë për projekt-version, tha Osmani, që është bazë në të cilën vendet anëtare do t’i parashtrojnë qëndrimet e tyre kombëtare dhe pastaj korniza do të miratohet me konsensus.

“Me këtë do të merret pozitë finale e BE-së për përmbajtjen e kornizës negociuese, pas çka do të mund të caktohet dhe seanca e parë ndërqeveritare, gjë që paraqet edhe fillim formal i negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm në Union”, tha Osmani.

Ai sqaroi se me mekanizmat e rinj të procesit negociues, shpejtësia dhe përparimi do të varen nga vetë ne, si dhe se KE-ja do të ketë mekanizma që ta njohë dhe zvogëlojë qasjen deri te fondet e BE-së, nëse ka ngecje.

Euroambasadori Samuel Zhbogar e kualifikoi si hap të rëndësishëm dorëzimin e propozim Kornizës negociuese, nga ana e KE-së, në këshillin e BE-së në shqyrtim.

“Korniza e negociatave për pranimin në BE, nuk është ende dokument publik. Do të publikohet pasi të pranohet nga vendet anëtare të BE-së. Ky është draft-version i dokumentit të përgatitur nga Komisioni Evropian. Do të jetë i ngjashëm me dokumentet për kornizën e bisedimeve që janë përgatitur për fillimin e bisedimeve, si për Serbinë ose Malin e Zi, dhe mendoj se nuk do të ketë befasi në të, përveç se do të përmbajë elemente të reja sipas metodologjisë së re, tha Zhbogar.

Lidhur me çështjen e gjuhës maqedonase, ambasadori i BE-së theksoi se dokumenti i përgatitur nga Komisioni Evropian parashikon që përmbajtja të përkthehet në gjuhën maqedonase.

“Por, tërë kjo është subjekt i diskutimit të anëtarëve, kështu që ende nuk mund të them derisa të diskutohet nga ana e tyre. Varet nga ata se cili do të jetë versioni përfundimtar i dokumentit. Çdo ndryshim i mundshëm në draft-dokumentin duhet të aprovohet nga vet vendet anëtare”, tha ambasadori i BE-së.

Lajmi se Komisioni Evropian dje e konfirmoi propozimin për kornizën negociuese për anëtarësim në BE dhe e dorëzoi në shqyrtimin deri tek anëtaret shtetërore, edhe njëherit konfirmon se hapërojmë përpara përmes rrugës që e kemi vizatuar.

“Ky lajm vjen pas 19 viteve të plota nga nënshkrimi i Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim si hap i parë ndaj integrimit ndaj BE-së, 15 vjet nga marrja e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, pas 11 rekomandimeve pozitive për fillimin e negociatave dhe pas vendimit historik të KE-s për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE më 26 mars të këtij viti”, tha Zaev.

Shprehu pritje se javën e ardhshme të fillojë diskutimi sipas kornizës për negociata në nivel të ekspertëve dhe, siç tha, në periudhën para nesh korniza të miratohet nga anëtarët shtetërorë, me çka negociatat edhe formalisht do të mund të fillojnë.

“Dita e djeshme është vetëm një konfirmim i fuqishëm se atdheu ynë me siguri hapëron në rrugën evropiane, rrugë e cila sjell reforma esenciale, qeverisje të të drejtës, zhvillim ekonomik, mjedis të shëndetshëm jetësor, bujqësi të fuqishme dhe shanse për jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, këtu-në vend. ky është proces që na e sjell BE-ja në vend. Me hapjen e negociatave ne fillojmë fazë të re nga avancimi ynë, fazë të re nga europianizmi”, ka thënë Zaev.

Bartësja e listës së kandidatëve për deputetë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja në NJZ 1, Gordana Siljanovska – Davkova, tha se korniza negociuese nuk do të thotë datë për negociata.

“Ajo koncentrohet në tre momente, parimet, esenca dhe procedura. Anëtarët e BE-së pasi do ta shqyrtojnë kanë të drejtë të tregojnë dhe të japin vërejtje”, theksoi ajo.

Siljanovska në debatin në televizionin 24 deklaroi se me kornizën negociatore nuk kthehet gjuha maqedonase dhe nuk zyrtarizohet në BE, ajo që dokumenti është në maqedonisht bëhet fjalë për një  qasje të zakonshme duhet të përkthehet në gjuhën e shtetit. fb/