Mënyra Më E Mirë Se Si Të Thani Gjethet e Dafinës

Gjethet e dafinës janë fantastike për shëndetin e gjithë organizmit. Foto: Flickr

Gjethet e dafinës gjejnë përdorim në receta të ndryshme të mishit, supave, salcave dhe pjatave të tjera plot shije.

Kjo bimë luan rol kryeson në shumë kura natyrale për probleme shëndetësore të frymëmarrjes apo inflamacionin.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org do të zbuloni mënyrën më të thjeshtë për t’i tharë gjethet e dafinës në kushte shtëpie.

Vera është stina më e mirë për të tharë si frutat dhe gjethet pasi temperaturat janë perfekte.  Kur këto gjethe thahen mund të përdoren për të gjithë vitin.

Metoda e tharjes së gjetheve të dafinës

Bima nga ku ju do të merrni gjethet e dafinës, është mirë që të jetë më e vjetër se dy vjet.

Duke qenë se dhe bima nuk dëmtohet, por dhe gjethet janë të rritura mjaftueshëm dhe jo të njoma.

Gjethet bëni mirë t’i mblidhni gjatë stinës së verës.

Vera i lejon gjethet e dafinës të kenë një përqendrim më të lartë të vajit esencial, por dhe e bën procesin e tharjes më të shpejtë.

AgroWeb.org ju këshillon që t’i mblidhni në mëngjes, pasi vesa në gjethet e dafinës të ketë avulluar.

Kjo do t’iu mundësoj që gjethet të mos kalben.

Bëni kujdes kur i këpusni nga degët, në mënyrë që të mos i dëmtoni.

Zgjidhni gjethe që janë të plota dhe të shëndetshme e pa dëmtime.

Merrni gjethet më të mëdha, pasi ato do të kenë dhe shijen dhe aromën.

Në një tavë, vendosni letra kuzhine, sa të krijoni një shtresë me to.

Por mund të vendosni dhe një pecetë pambuku që e kryen të njëjtin funksion.

Shtroni gjethet e dafinës në këtë tavë. Bëni kujdes që të mos i vendosni mbi njëra tjetrën, gjethet duhet të kenë hapësirën e tyre.

Pasi duke qenë njëra mbi tjetrën tharja nuk do të bëhej.

Lëreni tavën në një dhomë pa lagështirë, të ngrohtë dhe që të ketë shumë ajër.

Gjethet nuk duhet të jenë në kontakt të drejtpërdrejt me dritën e diellit.

Gjethet duhet t’i lini të thahen për 2 javë.

AgroWeb.org ju sugjeron që pasi të ketë kaluar një javë, është mirë që t’i ktheni gjethet nga ana tjetër, në mënyrë që të tharja të jetë e barabartë.

Gjethet do të marrin një ngjyrë mes jeshiles së errët dhe të kafenjtës.

Por mund të ndodhi që kur 2 javë të kenë kaluar, mund të ketë gjethe që kanë mbetur ende të njoma.

Ato që kanë mbetur pak të gjelbërta, AgroWeb.org ju këshillon t’i lini dhe një javë tjetër për t’u tharë plotësisht. /AgroWeb.org