Lideri i Koresë së Veriut e quan përballjen me koronavirusin “sukses të ndritshëm”

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un e ka vlerësuar si “sukses të ndritshëm” menaxhimin që vendi që ai e udhëheq e ka bërë me krizën e koronavirusit.

Në një takim, ai ka thënë se Koreja e Veriut “ka mbajtur një situatë të qëndrueshme dhe ka parandaluar përhapjen e koronavirusit”.

Por, ai ka shtuar se pavarësisht kësaj situate vendi që ai drejton duhet të qëndrojë “në gjendje gatishmërie maksimale pa u relaksuar në luftën me pandeminë”.

Koreja e Veriut pohon se ka zero raste të konfirmuara me Covid-19 – megjithëse shumë ekspertë thonë që është e pamundshme.