Zyrtarizimi i Hakimi-t tek Inter-i tërbon tifozët: T’ju vijë turp

Lamtumira e Achraf Hakimi-t nga Real Madrid, tani zyrtare, për t’u bërë një lojtar i Inter-it, është pritur me zemërim nga tifozët madrilenë dhe me lumturi nga ata zikaltër.

Dy klube me mbështetës në t ë gjithë botën, tifozët e Inter-it kanë publikuar fotografi të Cambiasso-s, Sneijder-it dhe Hakimi-t, duke shkruar “Thanks Madrid”.

“Mbrojtësi i dytë më i mirë i krahut në botë u shit…”, kanë shkruar me hidhërim tifozët e Real-it.

“Dhe vetëm për 40 milionë euro. T’ju vijë turp!”.