Zaev: Në mandatin e ardhshëm 200 milionë euro në vit mbështetje financiare për bujqësinë

Shkup, 2 korrik 2020 (MEDIAL) – Bujqit edhe në fshatin Novosellë dhe në të gjithë shtetin e dinë se në LSDM kanë partner i vili kujdeset për ta dhe e çmon punën e tyre, 480 milionë euro në tre vitet e fundit i kemi përqendruar ndaj bujqve, përmes mbështetjes financiare direkte apo indirekte, tha kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në Novosellë.

Kjo, theksoi si, do të vazhdojë ta bëjnë edhe në mandatin e ardhshëm ku sigurojnë 200 milionë euro në vit mbështetje financiare për bujqësinë dhe zhvillim rural.

“Tre vite investojmë në çdo degë të bujqësisë dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë. Konkretisht, në pjesën e kopshtarisë, e cila është më e përfaqësuar këtu në Novosellë dhe në rajonin e Strumicës e lehtësuam procesin për aplikim për 6.000 denarë për prodhuesit zhvillimorë me sipërfaqe prej një deri në pesë hektarë. I rritëm dhe i paguam subvencionet shtesë për shalqi, domate, për lakrën”, theksoi Zaevi.

Kjo, konsideron ai, është një kujdes i vërtetë dhe marrëdhënie partneriteti të cilën e ndërtojnë me bujqit.

Shton se dallimi midis koncepteve të tyre është e madhe dhe kjo, siç thotë, do të konfirmohet më 15 korrik edhe në fshatin Novosellë dhe në Strumicë dhe në të gjithë shtetin.

“Bujqit do të zgjedhin subvencione më të larta, grante më të mëdha dhe plasman të sigurt, ndërsa pas 15 korrikut së bashku me ata do të tregojmë se mundemi edhe më shumë edhe më mirë”, theksoi Zaevi. ar/