Tram beson se SHBA-ja së shpejti do të bëhet me vaksinë për Kovid-19

Uashington, 2 korrik 2020 (MEDIAL) – Presidenti amerikan Donald Tramp shfaqi optimizëm sot se SHBA-ja së shpejti do të bëhet me vaksinë efikase kundër koronavirusit.

Ai në takimin në Shtëpinë e Bardhë vlerësoi se në horizont janë të vaksina të mundshme por nuk dha detaje.

“Vlerësojmë se së shpejti do të kemi vaksinë”, tha Tramp.

Numër rekord i të sapoinfektuarve me koronavirus janë regjistruar në SHBA mbi 50.000 për një ditë.

Në Kaliforni, numri i rasteve të konfirmuara është rritur thuajse 50 për qind në dy javët e kaluara ndërsa infeksioni është duke u përhapur shpejtë edhe në shumë shtete amerikane, duke i përfshirë Floridën, Arizonën dhe Teksasin. shk/