Spasovski: Para nesh janë zgjedhje serioze, zgjedhim të ardhme të sigurt për shëndetin publik

Shkup, 2 korrik 2020 (MEDIAL) – Para nesh janë zgjedhje shumë serioze, në të cilat zgjedhim të ardhme të sigurt në interes të mbrojtjes së shëndetit publik, ekonomi të shpejtë zhvillimore dhe perspektiva evropiane. Që t’i mbrojmë shëndetin dhe ekzistencën e të gjithëve, duhet të vazhdojmë me nisma të reja reale dhe politika të përgjegjshme, në rrugë të drejtë, porositi bartësi i listës së kandidatëve në Njësinë e dytë zgjedhore të koalicionit “Mundemi”, Oliver Spasovski.

Përkujtoi se përfaqësuesja e VMRO-DPMNE-së në Qeveri bllokoi 30 milionë euro nga Banka botërore të cilat duhej të investoheshin në shëndetësi dhe theksoi se LSDM për tre vite ka ripërtërirë 30 institucione publike shëndetësore.

“Në NJZ 2, Kumanova u bë me Qendër të re urgjente me mundësi shërbimi për 200.000 pacientë nga rajoni verilindor i shtetit, investim prej 900.000 eurove. Inauguruam Qendër të re urgjente në Prilep, nismë që ekzistonte plot 15 vite, Strumica, pas 33 viteve u bë me spital të ri të përgjithshëm, pas 50 viteve, tërësisht u rinovua Instituti për mjekësi të transfuzionit. I rritëm rogat e mjekëve dhe personelit mjekësor. Dhe do të vazhdojmë me punësim të mjekëve dhe infermiereve në shëndetësinë publike, të cilën tashmë e përforcuam me 780 mjekë dhe 1.000 infermiere”, tha Spasovski.

Shtoi se Ohri, Tetova dhe Strumica po bëhen me qendra moderne rajonale shëndetësore dhe se është vendosur shëndetësi e plotë elektronike, pa shfrytëzim të formave të letrës të dokumenteve.

Premtoi se shteti do të ketë institucione me kapacitet të plotë, të cilat me përgjegjësi do të kujdesen për shëndetin dhe ekzistencën e të gjithë qytetarëve. ab/