Partitë politike njëzëri, Arben Shehu zgjidhet me konsensus në krye të KLSH

Me 108 vota pro, Kuvendi ka miratuar kandidaturën e Arben Shehut si kryetar i KLSH-së, pas propozimit të presidentit Ilir Meta. Pas marrjes së votëbesimit nga ana e deputetëve me 108 vota pro, 5 kundër,4 asbtenim, Shehu ka bërë edhe betimin në Kuvend.

Kreu i ri i KLSH vjen në këtë post vjen nga bota akademike dhe ka eksperiencë në fushën e jurispridencës.

Gjatë eksperiencës mbi 16-vjeçare në jetën akademike, Dr. Arben Shehu, është një ndër njohësit më të mirë të drejtësisë penale. 40-vjeçari është diplomuar gjithashtu edhe në fushën e ekonomisë dega “Administrim Biznesi”, me një eksperiencë të gjatë akademike, kërkime dhe shkrime shkencore, por edhe përvojë të spikatur në zbatimin e ligjit, si ushtrues aktiv i profesionit të avokatisë.

Profili/ Kush është Arben Shehu, kandidati potencial për kreun e KLSH-së

Shehu ka lindur në janar të 1980 në Shkodër, shkollën e mesme e përfundoi te gjminazi  “Halim Xhelo” në Vlorë dhe është diplomuar në Fakultetin e Drejtësië në Tiranë. Aktualisht është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë së universitetit të Tiranë, te  Departamenti i të Drejtës Penale.

Dr. Arben Shehu, si njohës shumë i mirë i legjislacionit, me njohuritë dhe certifikimet në fushën ekonomike dhe përvojën akademike e profesionale mbi 16-vjeçare, vlerësohet kandidat i përshtatshëm për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një institucion që ka nevojë për një qasje të re në ushtrimin e funksioneve për kontrollin e përdorimit të pasurisë publike dhe vënien para përgjegjësisë të abuzuesve me to.

Në viti 2005 kryen masterin për Shkenca Penale, ndërsa në 2011 merr gradën Doktor i Shkencave me mikrotezën “Krimi i Organizuar dhe legjislacioni ndërkombëtar”. E në 2011 vazhdon ciklin për titullin Prof.Asociuar në Fakultetin e Drejtësisë në universitetin e Tiranës. Shehu në 2003 mori licencën e avokatit.

Si eksperiencë të punës në karrierën e tij mund të përmendimin dhe si peerfaqesues per çeshtjee ekonomike dhe ligjore prane disa shoqeerive tregtare, redaktor ne “World Journal of Social Science Research”  dhe anëtar i Komitetit të Ekspertëve/Trajnuesve Qendra EDFAT.

Gjithashtu ka kryer një sërë trajnimesh, kualifikimesh Brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka sërë publikimesh në revista shkencore, apo referime në universitete në Shqipëri dhe në shumë shtete të Europës, si në Bruksel, Vjenë, Roterdam, Bukuresht,etj. Shehu zotëron në mënyrë të shkëlqyer tre gjuhë të huaj: anglisht, frëngjisht dhe italisht.

CV-ja e Arben Shehut

1998-2002    Diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

2004-2005    Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

2011         Marrja e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të   organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar.

2018             Diplomuar për Administrim Biznes Vazhdimi i ciklit për titullin Profesor i Asociuar

Njohës shumë i mirë i tre gjuhëve të huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht)