Ngjarje tragjike në Tiranë, gjenden pa shenja jete nënë e bijë në shtëpi

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Hamdi Cenoimeri”.

“Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës. Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar”, thuhet në njoftimin e Policisë, raportojnë mediet shqiptare.

Më tej, policia thekson se “Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.