Në luftë me virusin! Sa viktima u shënuan 24 orët e fundit në Brazil dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.038 vdekje, ndërsa në Meksikë 741 dhe në Indi 434 vdekje.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 46.712 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.448.753 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa me 1.038 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 60.632.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 289.935 raste dhe 15.030 vdekje nga COVID-19.

Ndërsa në Rio de Janeiro i cili është rajoni më i prekur nga pandemia pas Sao Paulo-s, virusi ka shkaktuar vdekjen e 10.198 personave dhe ka prekur 115.278 të tjerë.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Brazili, duke kaluar Britaninë e Madhe u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së ku janë “regjistruar më shumë vdekje dhe raste me COVID-19”.

Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të COVID-19 të tilla si humbje të shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë.

Meksikë, 741 vdekje të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 741 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 28.510. Ndërsa me 5.681 raste të reja është rritur në 231.770 numri i rasteve me COVID-19.

Në vend deri më tani janë shëruar 138.319 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.