Mickoski: Në këto zgjedhje do të zgjidhet mes dy koncepteve

Gostivar, 2 korrik 2020 (MEDIAL) – Më 15 korrik ne nuk zgjedhim parti politike dhe koalicione, nuk zgjedhim etnikume dhe dallueshmëri apo ngjashmëri fetare. Ne më 15 korrik zgjedhim koncepte, rrumbullakësojmë se në çfarë koncepti dëshirojmë të na zhvillohet Maqedonia jonë, nëse sipas konceptit që e ofron LSDM, Zoran zaev apo konceptit që e ofron VMRO-DPMNE, kryesuese e Koalicionit për Ripërtëritje të Maqedonisë. Nëse akoma dëshirojmë të shikojmë në politikën tonë njerëz të cilët nga tranzicioni i shohim në ato ulëse të deputetëve,  njerëz të cilët me dekada e plaçkitin Maqedoninë tonë apo njerëz të cilët kanë ide të freskëta, ide të cilat në të vërtetë janë për përparim të Maqedonisë sonë, theksoi Hristian Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski gjatë fjalimit të tij në Gostivar potencoi se secili prej nesh duhet të ketë në mendje se mundësi të dytë mund të mos kemi dhe se këtë mundësi tani duhet fuqimisht ta shfrytëzojmë që të mos jetë si në vitin 2016 kur i njejti ai njeri me dorën në zemër, kokën e ulur sërish do të flasë për fijen, për fisin, i humbur do të endet, ndërkaq gjithçka që do të premtojë, të kundërtën do ta bëjë.

Në fund të fjalimit të tij Mickoski foli për Projektin “Ripërtëritja” i cili është krijuar në 360 faqe dhe në të mund të gjenden projektet e VMRO-DPMNE-së për vitet e ardhshme siç janë paraparë 25 për qind rrogë më të lartë mesatare, minimum 20 për qind pensione më të larta, minimum 1000 km rrugë të rikonstruuara lokale dhe rajonale, së paku një universitet në 1000 të parët sipas Listës së Shangait dhe shumë të tjera.

Bartësja e listës për deputetë e koalicionit Ripërtëritja e Maqedonisë për NJZ6, Dafina Stojanoska e kritikoi sundimin e LSDM-së në pjesën e politikave me të cilat erdhi deri te ndryshimi i emrit dhe nënshkrimi i marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë.

Në tubim folën edhe kandidatët për deputetë nga Gostivari, Tatjana Karafillovska, Ajdogan Demiri dhe Furkan Çako. ab/