Komuna e Vushtrrisë me mirënjohje dhe shpërblime për nxënësit me rezultate të larta në gara komunale e republikane

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Vushtrrisë, ka ndarë mirënjohje dhe shpërblim në të holla për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të Komunës së Vushtrrisë, të cilët kanë arritur rezultate të larta në gara të ndryshme me karakter komunal dhe republikan në vitin 2020.

 Janë gjithsejtë 23 nxënës të cilëve i janë ndarë mirënjohje dhe shpërblim në të holla në shumë 150€, 120€ dhe 100€.

 Komuna e Vushtrrisë është e përkushtuar të përkrahë nxënësit me arritje të larta me qëllim të motivimit të tyre për suksese edhe më të kulmore në nxënien e dijes.