Kobe Bryant përzgjedhet si atleti i ballinës për videolojën ‘NBA 2K21’

NBA 2K është një lojë simuluese e basketbollit, e zhvilluar Visual Concepts dhe që publikohet nga 2K Sports, gjenerata e ardhshme e së cilës do jetë në dispozicion për konzolat PlayStation 5 dhe 4, shkruan lajmi.net.

Madje, firma ‘Visual Concept’ ka zhvilluar një edicion të veçantë për basketbollistin e ndjerë, të emërtuar ‘Mamba Forever’, duke iu referuar nofkës së tij në sportin e basketbollit ‘Black Mamba’.

Bryant ka fituar pesë herë titullin e kampionit në NBA, si dhe ka qenë i përzgjedhur 18 herë në ekipin ‘All Star’.

NBA 2K21 do të lansohet më 4 shtator të këtij viti. /Lajmi.net/