Hoti bisedon me kancelarin Kurz: Austria do të na mbështesë në rrugën drejt BE-së

Hoti këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, teksa ka thënë se temë diskutimi ishin shumë çështje aktuale me rëndësi jetike, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se Austria do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në rrugën drejt BE-së.

Postimi i plotë:

Sapo zhvillova një telefonatë shumë produktive me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz! Biseduam për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor.

Megjithë sfidat e vazhdueshme me COVID-19, ne do të vazhdojmë me thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, ndërsa Austria do të vazhdojë të na mbështesë në rrugën tonë drejt integrimit në BE. /Lajmi.net/