Dafina, Ledri e Lumi festojnë suksesin e parë me “Aman”

Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Lumi B dje publikuan bashkëpunimin me titull “Aman”, shkruan lajmi.net.

Treshja shumë e dashur për publikun, kësaj kënge ia shoqëruan edhe videoklipin, në të cilin sjellin skena të ndryshme.

Kënga po pritet shumë mirë nga fansat, deri tani ka arritur të grumbullojë mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube.

Suksesit të “Aman” i janë gëzuar tre artistët, ndërsa pranuan shumë komente pozitive edhe nga kolegët. /Lajmi.net/