/

BLERIM BEXHETI: Në vazhdimësi përkrahen idetë e ALI AHMETIT

Dita ditës rritet mbështetja për Bashkimi Demokratik për Integrim në Saraj, kjo po dëshmohet nga përkrahja e qytetarëve në vendbanime ku paraqitemi.

Shefi i shtabit zgjedhor Blerim Bexheti së bashku me kandidatët për deputet Arben Ziberi dhe Shermine Mamuti qëndruan në Sfillare të poshtme, ku ishin të pranishëm edhe strukturat politike nga Sfllarja e epërme, aktiv politik që në kontinuitet përkrahin idetë e BDI-së dhe të Ali Ahmetit.

Kandidati për deputet Arben Ziberi, tha se kjo mbështetje në Sfillare të poshtme na jep motiv që të jemi më të guximshëm në hartimin dhe në politik bërjen në të ardhmen.

Ndërsa, kandidatja Shermine Mahmuti, u shpreh se çdoherë gratë kanë rol më konstruktiv, pasi që femrat janë nëna, motra dhe më mirë dinë të bëjnë politikën për avancimin e familjes në shoqërinë tonë.