Bino paralajmëron: Respektoni masat! Këto dy javë presim rritje të rasteve

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka paralajmëruar se këto dy javë do të rritet numri i të infektuarve.

“Shifrat e larta që kemi këto kohë janë të infektuarit e muajti maj. Infektimet e qershorit do ti shikojmë në korrik. Këto dy javë presim një rritje të numrit të infektuarve. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat”- tha Silva Bino.