2 mijë e 991 raste, 1 mijë e 644 të shëruar dhe 54 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Siç njoftuar IKSHPK. numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1 mijë 644 raste, kurse raste aktive 1 mijë 293.

E sipas të dhënave më të fundit në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 11 pacientë të prekur nga koronavirusi.

66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtrirë 5 pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe 4 të tjerë më CPAP.

Në klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 22 raste me COvid-19 pozitiv të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Pas rritjes së rasteve aktive edhe Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar masat për parandalimin e përhapjes së mëtejme të pandemisë.

Ndër këto masa janë reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre më punë nga shtëpia, përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin, të mbyllen zyrat apo njësitet në të gjitha institucionet publike dhe bizneset private ku ka raste pozitive, kontaktet e rasteve pozitive duhet të vetë-izolohen për 14 ditë, etj. /Lajmi.net/