Munih, 1 korrik 2020 (MEDIAL) – Kampioni gjerman Baern (Munih) ka paralajmëruar tërheqjen e të riut Tangi Kuazi, i cili vjen si agjent i lirë nga Pari Sen Zhermen. Francezi 18 vjeçar luan si mbrojtës qendror, është i gjatë 187 centimetra dhe nënshkroi kontratë për 4 sezone.
Futbollisti është që si fëmi me parisienët dhe regjistron debutimin e tij në futbollin profesionist që dhjetorin e kaluar. Gjatë gjithë sezonit luajti në 6 ndeshje, por vendosi se nuk do të ketë shansin të zhvillohet dhe ta rinovojë kontratën.
Në Munih, megjithatë, të gjithë e presin transferimin e Leroj Sane nga Mançester Siti. Sipas “Bild”, kontrata është fakt, ndërsa anëtari i kombëtares gjermane do të kushtojë 60 milionë euro. fc/
Herzlich willkommen in München, Tanguy! #ServusTanguy#FCBayern #MEDIALSanMEDIAL pic.twitter.com/IA3JpwJ0zX
— #MEI8TER (@FCBayern) July 1, 2020