Zbukurohet oborri para ndërtesës komunale dhe hapësira tek rrethrrotullimet në Dibër

Dibër, 1 korrik 2020 (MEDIAL) – Pushteti vendor i Dibrës edhe me një nga seritë e aktiviteteve për të zbukuruar pamjen e qytetit. Bëhet fjalë për rregullimin hortikulturor të oborrit para ndërtesës komunale, si dhe hapësirën përreth disa rrethrrotullimeve në qytet.

“Qëllimi ynë është të zbukurojmë qytetin duke mbjellë lule, të marrë pamjen që e meriton. Në të njëjtën kohë, kryhet kositja e rregullt e sipërfaqeve të gjelbëra, siç është ajo përgjatë bulevardit, të cilën kohët e fundit kemi bërë me një kosë të re, që është donacion nga Muharrem Remi Lata, që jeton dhe punon në SHBA”, thonë nga komuna.

Në të njëjtën kohë, rregullisht bëhet pastrimi i rrugëve të qytetit me ujë të pastër.

Sot, një aktivitet i tillë u realizua në rrugën që kalon pranë Liqenit të Dibrës, një nga vendet më të bukura të qytetit ku më shpesh dibranët pushojnë.

Kjo rrugë çon në plazhin e qytetit, i cili vitet e fundit, përveç vendasve, është shumë i vizituar edhe nga turistët. mb/