Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona për veprat “Vjedhje e rëndë, detyrim e mashtrim”, në Prishtinë dhe Prizren.
Sipas njoftimit, dyshohet se tre personat në bashkëpunim mes vete kanë mashtruar disa pronarë të veturave e disa vetura duke i vjedhur, shkruan lajmi.net.
“Janë kontrolluar pesë lokacione lidhur me këto raste”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/